From Fedora Project Wiki
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

ÇFARË ËSHTË FEDORA?



Fedora është sistem operativ me bazë Linux, një suitë programesh që i mundëson funksionimin kompjuterit. Sistemin operativ Fedora mund ta përdorni për zëvendësimin e, ose ta xhironi në krah të, një sistemi tjetër operativ, të tillë si Microsoft Windows™ ose Mac OS X™. Sistemi operativ Fedora është krejtësisht pa kosto, që ta shijoni dhe t'ua jepni edhe të tjerëve.

Projekti Fedora është emri i një bashkësie mbarëbotërore njerëzish që e duan, përdorin dhe krijojnë software të lirë. Duam të udhëheqim krijimin dhe përhapjen e kodit dhe lëndë së lirë duke punuar të tërë tok si një bashkësi. Fedora sponsorizohet nga Red Hat, mundësuesi më i besuar në botë për teknologji me burim të hapur. Red Hat-i investon te Fedora që të nxitet bashkëpunimi dhe inkubacioni i teknologjive risore në software-in e lirë.


Ku mund të gjej ndihmë?

AskFedora është webfaqja ku çdo përdorues mund të kerkojë ndihmë.